Tërnava: Atakimi i objekteve fetare akt i papranueshëm

PUBLIKUAR

Bashkësia Islame e Kosovës me anë të një komunikate ka dënuar dëmtimin e xhamisë në Velekincë të Gjilanit.

Në reagim thuhet se atakimi i objekteve fetare, pavarësisht motiveve është akt i papranueshëm dhe si i tillë edhe i dënueshëm, ndërsa rastet e tilla nxisin urrejtje, mos durim e dhunë aq më tepër kur janë përdhosur e atakuar simbolet fetare dhe ato kombëtare nga një individ i një nacionaliteti e një feje tjetër.

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava kërkoi nga të gjithë që rastin në fjalë ta trajtojnë me përgjegjësinë e duhur, pa e heshtur por edhe pa e ekzagjeruar.
“Kërkojmë nga organet kompetente të marrin masat e duhura për sigurinë e objekteve fetare që mos të bien pre e individëve që kanë qëllim të errëta. Nga ana jonë mbetemi të përkushtuar për kultivimin e tolerancës, mirëkuptimit e mirëbesimit në vendin tonë”, thuhet në reagim. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Hamza i përgjigjet VV’së pasi caktuan seancën më 9 shtator: E shkelën edhe afatin e tyre, nga sot PDK vepron në forma tjera

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka folur sot në sallën e Kuvendit të Kosovës,...

Gjendet një person i vdekur në stacionin e autobusëve në Prishtinë

Dy persona gjenden të vdekur në 24 orët e fundit, njëri u gjet në...

Njeriu kryesor i akuzuar për sulmin ndaj familjes Jashari: Famkeqi “Legija”

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka mbajtur një konferencë për media lidhur me...