Interi vihet pas tre qendërmbrojtësve

PUBLIKUAR

Inter kanë vendosur sytë mbi Ezequiel Garayin e Zenit St Petersburgit, dhe mbrojtësit e Manchester Cityt e Unitedit, Eliaquim Mangala dhe Danny Blind.

Nerazzurrët janë në kërkim të një qendërmbrojtësi për të siguruar vijën e fundit për Jeison Murillo dhe Miranda, dhe me ekipet e mëdha në Itali që i kanë mbyllur mundësitë, Inter kanë kthyer sytë e tyre jashtë vendit.

Sipas Tuttosport, zikaltrit kanë tre objektiva kryesore. Garay Zenit është një objektiv afatgjatë, ndërsa Mangala është një opsion i ri, edhe pse ai ka qenë i përjashtuar nga lista e Ligës së Kampionëve nga City dhe shumë lehtë mund të transferohet.

Milani gjithashtu i janë ofruar Mangalas, kështu që marrëveshja me klubin e Pep Guardiolës mund të kthehet në një derbi të afatit kalimtar.

Së fundi, gjiganti italian flitet se janë vënë pas Danny Blind, pasi është i preferuari i trajneri De Boer, edhe pse Manchester United deri më tani kanë dhënë pak shenja se ata dëshirojnë ta shesin atë. /Telegrafi

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...