Tahiri: Heqja e barrikadës, ditë historike për Kosovën

PUBLIKUAR

Ministrja për Dialog Edita Tahiri deklaroi se sot kanë filluar punimet për heqjen e barrikadës dhe revitalizimin e urës mbi lumin Ibër dhe se kjo është një datë e rëndësishme historike për shtetin e Kosovës sepse sot po fillon historia e bashkimit të urës pas gjashtëmbëdhjetë vjetëve që nga fundi i luftës.

Sipas njoftimit të lëshura nga Qeveria, ministrja Tahiri uron gjithë qytetarët për këtë ngjarje të rëndësishme e cila do të bëjë urën një sinonim të lëvizjes së lirë të gjithë qytetarëve dhe automjeteve me një zhvillim sipas standardeve evropiane dhe ura e Ibrit do të jetë urë për bashkimin dhe bashkëpunimin mes qytetarëve dhe komuniteteve.

“Që nga çlirimi i Kosovës pengesat dhe barrikadat mbi urën e lumit Ibër na kanë shqetësuar të gjithëve si institucionet shtetërore ashtu edhe qytetarët e Kosovës, prej sot me vendosmërinë e Bashkimit Evropian ky problem po zgjidhet dhe më në fund ura do të jetë simbol ku njerëzit do të lëvizin lirshëm të pa penguar ashtu siç e kanë merituar në shtetin demokratik të Kosovës’, ka thënë tahiri, transmeton Telegrafi.

SHIKO MË SHUMË

Hamza i përgjigjet VV’së pasi caktuan seancën më 9 shtator: E shkelën edhe afatin e tyre, nga sot PDK vepron në forma tjera

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka folur sot në sallën e Kuvendit të Kosovës,...

Gjendet një person i vdekur në stacionin e autobusëve në Prishtinë

Dy persona gjenden të vdekur në 24 orët e fundit, njëri u gjet në...

Njeriu kryesor i akuzuar për sulmin ndaj familjes Jashari: Famkeqi “Legija”

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka mbajtur një konferencë për media lidhur me...