Shqiptari godet disa herë më thikë kunatën në mes të lokalit (Foto)

PUBLIKUAR

Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke në zonën Sitia, ishulli i Kretës. Ai, një ditë më parë, ka goditur disa herë më thikë, kunatën e tij, në një nga lokalet e zonës.

Sipas mediave greke, shqiptari ka shkuar në kuzhinën e lokalit ku punonte 50-vjeçarja dhe pas një debati e ka goditur disa herë me thikë.

shqiptarii

Gruaja ka marrë disa goditje në gjoks dhe në këmbë dhe është në gjendje të rëndë për jetën në spital.

Po sipas mediave greke pasi ka shkuar në lokal, ai e ka pyetur se ku ishte bashkëshortja e tij. Më pas ka nisur sulmin, që dëshmitarët e kanë cilësuar si barbar.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në mes të ditës, ku në lokal ishin dhjetëra pushues, që janë tmerruar.

Por pa kaluar 24 orë nga sulmi, shqiptari është dorëzuar në polici. Nga hetimet e para dyshohet se 30-vjeçari ka pasur probleme me bashkëshorten dhe kjo e fundit ishte larguar nga shtëpia, bashkë me dy fëmijët, për të jetuar tek motra e saj./tvklan.al/

SHIKO MË SHUMË

Hamza i përgjigjet VV’së pasi caktuan seancën më 9 shtator: E shkelën edhe afatin e tyre, nga sot PDK vepron në forma tjera

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka folur sot në sallën e Kuvendit të Kosovës,...

Gjendet një person i vdekur në stacionin e autobusëve në Prishtinë

Dy persona gjenden të vdekur në 24 orët e fundit, njëri u gjet në...

Njeriu kryesor i akuzuar për sulmin ndaj familjes Jashari: Famkeqi “Legija”

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka mbajtur një konferencë për media lidhur me...