Një imam dhe ndihmësi i tij qëllohen për vdekje në New York

PUBLIKUAR

Një imam dhe ndihmësi i tij u qëlluan për vdekje ndërsa po ecnin në një rrugë në Nju Jork në bashkinë e Kuinsit, shkruan BBC.

Ata u qëlluan në kokë nga një person që iu afrua nga prapa, tha zëdhënësi i policisë.

U tha se imami Maulama Akonjee, 55 vjeç, kishte ardhur nga Bangladeshi dy vjet më parë. Sipas policisë, nuk kishte ende prova se burrat ishin vënë në shenjestër për shkak të besimit të tyre.

Një burrë që po mbante një armë ishte parë duke ikur nga skena e të shtënave në Ozone Park, por askush nuk ishte arrestuar.

Imami Akonjee dhe ndihmësi i tij Thara Uddin, 64 vjeç, u qëlluan jo larg nga xhamia al-Furqan Jame rreth orës 13:50 me orën lokale të shtunën.

“Ai nuk lëndonte asnjë mizë”, tha nipi i imamamit, Raji Mahid, për “New York Daily”. “Po ta shihje duke ecur në rrugë, e ndiejë paqen që ai sillte me vete”./Syri.net/

SHIKO MË SHUMË

Hamza i përgjigjet VV’së pasi caktuan seancën më 9 shtator: E shkelën edhe afatin e tyre, nga sot PDK vepron në forma tjera

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka folur sot në sallën e Kuvendit të Kosovës,...

Gjendet një person i vdekur në stacionin e autobusëve në Prishtinë

Dy persona gjenden të vdekur në 24 orët e fundit, njëri u gjet në...

Njeriu kryesor i akuzuar për sulmin ndaj familjes Jashari: Famkeqi “Legija”

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka mbajtur një konferencë për media lidhur me...