Peticioni i opozitës ‘arkivohet’ në Presidencë

PUBLIKUAR

Peticioni si formë e shprehjes së kundërshtimit të qytetarëve ndaj proceseve të ndryshme, në Kosovë ende vazhdon të mbetet i paaplikueshëm. Tashmë kjo është dëshmuar, pasi një numër i madh i peticioneve në vend janë organizuar për të shprehur kundërshtimin e qytetarëve ndaj proceseve të ndryshme, por që nuk janë marrë parasysh nga institucionet e vendit, shkruan gazeta ‘Zeri’.

I fundit, dhe më i madhi i organizuar ndonjëherë, ishte peticioni i tri partive opozitare, Lëvizjes “Vetëvendosje”, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe “Nisma për Kosovën”, kundër nënshkrimit të dy marrëveshjeve, asaj për Asociacionin dhe asaj për Demarkacionin.

Ishin mbledhur mbi 205 mijë nënshkrime të qytetarëve nga mbarë Kosova, e që ishin dërguar në dy institucionet më të larta të vendit, në Presidencë dhe Qeveri. Por asnjëra nga këto institucione nuk e ka marrë seriozisht vullnetin e qytetarëve të shprehur përmes peticionit.

Peticioni i ishte dërguar presidentes së atëhershme Atifete Jahjaga më 23 nëntor 2015. As Qeveria dhe as Presidenca nuk kanë qenë të gatshme të japin përgjigje, edhe pse gazeta ka pritur për dy ditë përgjigje nga këto dy institucione rreth kësaj çështjeje.

SHIKO MË SHUMË

Raporti i BE-së: Kosova s’ka shënuar progres në fushën e kontrollit financiar, rekomandimet e vitit të kaluar s’u adresuan

Kosova nuk ka shënuar ndonjë progres në fushën e kontrollit financiar, thotë raporti i...

​Haxhiu viziton familjen e Arlinda Zekajt, kërkon bashkëpunim me Komisionin Hetimor Parlamentar

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka vizituar të mërkurën familjen e Arlinda...

Kos: Kosova mbetet e përkushtuar për rrugën e saj evropiane

Komisionerja për zgjerim e BE-së, Marta Kos, ka qenë folëse kyçe në takimin e...