Ministrja suedeze jep dorëheqje, u zu duke vozitur nën ndikim të alkoolit

PUBLIKUAR

Aida Hadzialic, që është ministre për eduktim të lartë të mesëm dhe për trajnim të rriturve, ka treguar se është ndaluar nga policia dhe është kapur nën ndikim të alkoolit me 0.2 milje në gjak, pas një darke në Kopenhagë.

Aida Hadzialic ka qenë ministrja më e re e të gjitha kohëve në kabinetin e qeverisë së Suedisë, ndërsa tani i është dashur të japë dorëheqje nga ky post.

Kjo pasi ajo është kapur duke ngasur veturën nën ndikim të alkoolit, përcjellë lajmi.net.

Aida, e cila me prejardhje është boshnjake, ka treguar në një konferencë për media se ajo është ndaluar nga policia teksa po kalonte në urën nga Danimarka në Suedi, pas një darke në Kopenhagë, me 0.2 nivel të alkoolit në gjak për milje.

Niveli 0.2 për milje është limiti legal në Suedi ku ngasësi konsiderohet i dehur, që është niveli më i ulët nga shumica e shteteve tjera.

“Unë kam vendosur të jap dorëheqje pasi besoj se ajo që kam bërë është gjë serioze”, ka thënë politikanja 29-vjeçare e Partisë Social-Demokrate, e cila është bërë ministrja më e re në kabinetin qeveritar në Suedi, në vitin 2014.

Ajo ka shkuar në Suedi si refugjate nga Bosnja në moshën 5 vjeçare.

SHIKO MË SHUMË

Raporti i BE-së: Kosova s’ka shënuar progres në fushën e kontrollit financiar, rekomandimet e vitit të kaluar s’u adresuan

Kosova nuk ka shënuar ndonjë progres në fushën e kontrollit financiar, thotë raporti i...

​Haxhiu viziton familjen e Arlinda Zekajt, kërkon bashkëpunim me Komisionin Hetimor Parlamentar

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka vizituar të mërkurën familjen e Arlinda...

Kos: Kosova mbetet e përkushtuar për rrugën e saj evropiane

Komisionerja për zgjerim e BE-së, Marta Kos, ka qenë folëse kyçe në takimin e...