Mustafa: Ata që thirren në rugovizëm, të kenë besim në SHBA-të

PUBLIKUAR

Në vigjilje të vizitës të Zëvendëspresidentit të SHBA-së,Joe Bajden, kryeminsitri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se kjo është një ngjarje e madhe dhe e veçantë për Kosovën.

“Vizita e Zëvendëspresidentit Bajden është konfirmim i përkushtimit tonë të përbashkët që marrëdhëniet me fqinjët, politikat gjeostrategjike dhe integrimet euroatlantike ti ndërtojmë në partneritet të plotë me SHBA-të”, ka thënë Mustafa, përmes një postimi në Facebook, transmeton Telegrafi.

Mustafa ka thënë gjithashtu se “ata që thirren në rugovizëm duhet të kenë besim në SHBA-të”

Postimi i plotë i Mustafës:

“Po bëjmë përgatitjet intesive për pritjen e mikut të madh të Kosovës, Zëvendëspresidentit të SHBA-së, Joe Bajden.

Vizita e njeriut të dytë të demokracisë botërore është një ngjarje e madhe dhe e veçantë për Kosovën.

Themel i rugovizmit, pra i strategjisë politike të Presidentit Historik të Kosovës, Ibrahim Rugova ishte miqësia e përhershme me SHBA-të.

Aleanca Veriatlantike e udhëhequr nga SHBA e shpëtoi Kosovën nga ekzodi, shfarosja dhe zhbërja.
SHBA ishte aleati ynë kryesor në shpalljen e pavarësisë dhe në ndërtimin e institucioneve demokratike.

Ekspertiza politike dhe mbështetja e SHBA-së kanë qenë dhe janë jetike për Kosovën.

Ata që thirren në rugovizëm duhet të kenë besim në SHBA-të, sepse ky besim dhe kjo miqësi janë gurthemel, jo vetëm i misionit dhe vizionit të politikave tona shtetërore por kosideroj se edhe, i fatit të vendit tonë.

Vizita e Zëvendëspresidentit Bajden është konfirmim i përkushtimit tonë të përbashkët që marrëdhëniet me fqinjët, politikat gjeostrategjike dhe integrimet euroatlantike ti ndërtojmë në partneritet të plotë me SHBA-të” (sic), ka shkruar Mustafa

SHIKO MË SHUMË

Hamza i përgjigjet VV’së pasi caktuan seancën më 9 shtator: E shkelën edhe afatin e tyre, nga sot PDK vepron në forma tjera

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka folur sot në sallën e Kuvendit të Kosovës,...

Gjendet një person i vdekur në stacionin e autobusëve në Prishtinë

Dy persona gjenden të vdekur në 24 orët e fundit, njëri u gjet në...

Njeriu kryesor i akuzuar për sulmin ndaj familjes Jashari: Famkeqi “Legija”

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka mbajtur një konferencë për media lidhur me...