Napoli afër transferimit të talentit kroat të Dinamos

PUBLIKUAR

Napoli janë vetëm disa ditë larg nga kompletimi i transferimit me reprezentuesin kroat, Marko Rog. 

Mesfushori i Dinamo Zagrebit ka qenë prej kohësh një objektiv për klubin e drejtuar nga trajneri italian, Maurizio Sarri.

Sipas Sportitalia, sot ishte një hap vendimtar përpara, duke propozuar 15 milionë euro plus 3 milionë tjera në formë bonusesh.

Me mesfushorin spanjoll, David Lopez, i cili është në prag të një kalim te Espanyol, për 5 milionë euro gjatë dy viteve, Napoli ka hapur një vend për ardhjen e Rogit.

Edhe italiania tjetër, Sky Sport Italia raporton se një marrëveshje është vetëm disa ditë larg, por do të vonohet pasi ka një festë shtetërore në Itali këto ditë

Dinamo Zagreb dëshironte të mbajë 21-vjeçarin deri pas raundit paraprak të Ligës së Kampionëve, por Napoli janë të etur që të kenë atë në skuadër sa më shpejt që të jetë e mundur. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...