Propaganda ruse publikon video të “agjentit ukrainas”, që donte të “vriste civilë”! (Video)

PUBLIKUAR

Shërbimi Sekret rus FSB, ka publikuar sot një video, ku pretendon se në video shihet duke u marrë në pyetje një agjent ukrainas i quajtur Ridvan Sulemanov.

Sipas medieve ruse, Sulemanov ka pranuar se si kishte përzgjedhur me vëmendje vendet ku do të montonte bombat në aeroport dhe në stacion të autobusit në Simferopol të Krimesë, transmeton Telegrafi.

Ai ka thënë se kishte mbërritur në Simferopol më 29 korrik, dhe se “kishte vizituar stacionin kryesor të autobusëve dhe aeroportin, ku kishte gjetur katër lokacione të mundshme për vendosjen e mjeteve shpërthyese.

Sulemanov gjithashtu ka pranuar se përshkrimet e këtyre vende, ia kishte dërguar njeriut që e kishte rekrutuar atë në qytetin ukrainas Zaporozhye gjatë tetorit të vitit të kaluar. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Njeriu kryesor i akuzuar për sulmin ndaj familjes Jashari: Famkeqi “Legija”

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka mbajtur një konferencë për media lidhur me...

ATK dhe Dogana thonë se po forcojnë bashkëpunimin kundër ekonomisë joformale

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) dhe Dogana e Kosovës së shpejti do të nisin...

Prokuroria Speciale dorëzon aktakuzë për krime lufte në lagjen e Jasharëve në Prekaz (Video)

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar për dorëzimin e një aktakuze për...