Meta: Me PDK-në, LDK e ka të sigurt postin e kryeministrit

PUBLIKUAR

22

Kandidati i LDK-së për deputet, Bardhyl Meta, në një intervistë në emisionin “Zona B” të Klan Kosovës, ka treguar se partia e tij e ka të sigurt postin e Kryeministrit, nëse pranon të jetë në koalicion me PDK-në.

“LDK-ja sot e ka të sigurt postin e Kryeministrit në koalicion me PDK-në. Por, me vetë faktin që ne duam ndryshim, ne kemi arrit të bëjmë një koalicion”, tha Meta.

Më tej, Meta nuk ka ngurruar të shtojë se PDK-ja është streha më e fortë politike për të korruptuarit.

“Streha ma të fortë politike për njerëz të korruptuar se PDK-ja, nuk ka. Njerëzit e LDK-së që do të jenë të akuzum për korrupsion, do të jenë dy herë më ashpër sesa të akuzuarit për korrupsion të PDK-së”, tha Meta. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ky është çmimi i naftës për ditën e sotme

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimin e naftës për ditën e...

Policia shqipton 2 mijë e 300 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2301 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve...

Të shtëna me armë në një aheng në Obiliq, sekuestrohen 27 gëzhoja

Një burrë është arrestuar në rrugën “Raif Krasniqi” në Obiliq, nën dyshimin se ka...