Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka ngjallur zemërim në mesin e aktivistëve pro-palestinezë, pasi që ka thënë se ai “brengoset më shumë për palestinezët se sa vetë udhëheqësit e tyre”..
Në një video që prestigjiozja Britanike The Independent e ka publikuar të premten, Netanyahu ai thotë se Izraeli i mbron palestinezët nga Hamasi, i cili po ua vjedhë fondet e po i përdorë për sulme terroriste, transmeton Klan Kosova.
“Do të them diçka të cilën askush nga ju s’do ta besoni. Por do ta them gjithsesi sepse është e vërtetë”, ka thënë Netanyahu në këtë video.
“Unë, kryeministri i Izraelit, shqetësohem më shumë për palestinezët se sa liderët e tyre, Izraeli shqetësohet më shumë për palestinezët se sa liderët palestinezë”.
Ai ka thënë se dy punëtorë të Kombeve të Bashkuara, kanë vjedhur fondet dhe i kanë shfrytëzuar për aktivitetet terroriste.
“Hamas ka vjedhur nga fëmijët palestinezë për t’i vrarë fëmijët izraelitë”, thotë Netanyahu.


