Shqipëria llogarit në Avdijajn

PUBLIKUAR

7

Kombëtarja shqiptare llogarit në Dionis Avdijajn. Talenti i Schalkes është në planet e përzgjedhësit, Gianni De Biasi, i cili shpreson që të mos e ketë një përsëritje të rastit të Adnan Januzajt, me futbollistin kosovar, i cili luan me sukses në ekipin e të rinjve të Schalkes.
“Uroj që të mos përsëritet rasti i Januzajt dhe gjasat tregojnë se nuk jemi në atë rrugë. Pikë së pari, ndryshe nga Januzaj, kam arritur të kontaktoj direkt me babanë e Dionisit dhe kam folur qartë me të. Nuk e di nëse më ka kuptuar apo jo, por personalisht di të them se kam qenë shumë i qartë me të”, tregon trajneri italian në një intervistë për “Panorama”.

Avdijaj është një talent i padiskutueshëm, ndërsa ka realizuar 44 gola nga 25 ndeshje me ekipin U-17 të Schalkes./lipjaninews.info/

 

SHIKO MË SHUMË

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...