Arrestohen pesë persona të dyshuar për ‘mundësim ose detyrimi në prostitucion’, ‘ofrim i lokaleve për prostitucion’ dhe ‘marrje me prostitucion’

PUBLIKUAR

Pas një hetimi disamujor në një operacion policor, Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, me datën 10 gusht 2016, rreth orës 23:30, ka arritur të arrestojë pesë persona të dyshuar, nën dyshimin e bazuar se janë të involvuar në  ‘mundësim ose detyrim në prostitucion’, ‘ofrim i lokaleve për prostitucion’ dhe ‘marrje me prostitucion’.

Operacioni policor është realizuar në një lokacion të Gjilanit, me ç’rast janë arrestuar:

• A. B. lindur me 1978 m/sh/k

• F. B. lindur me 1992 f/sh/k

• I. F. lindur me 1987 m/sh/k

• D. K. lindur me 1980 m/sh/k

• V. D. lindur me 1983 f/sh/k

Me vendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë i dyshuari i parë është ndaluar për 48 orë, i dyshuar për kryerje të veprës penale ‘mundësim ose detyrimi në prostitucion’, ‘ofrim i lokaleve për prostitucion’ dhe ‘marrje me prostitucion’, kurse për katër të dyshuarit tjerë është bërë kërkesë për fillimin e procedurës kundërvajtëse (në procedurë të shpejtë) në Gjykatën Themelore në Gjilan/Divizioni për Kundërvajtje,

SHIKO MË SHUMË

Njeriu kryesor i akuzuar për sulmin ndaj familjes Jashari: Famkeqi “Legija”

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka mbajtur një konferencë për media lidhur me...

ATK dhe Dogana thonë se po forcojnë bashkëpunimin kundër ekonomisë joformale

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) dhe Dogana e Kosovës së shpejti do të nisin...

Prokuroria Speciale dorëzon aktakuzë për krime lufte në lagjen e Jasharëve në Prekaz (Video)

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar për dorëzimin e një aktakuze për...