Cleverley huazohet te Aston Villa

PUBLIKUAR

3

Aston Villa ka vepruar në kohë për të transferuar Tom Cleverleyn në formë huazimi nga Manchester Unitedi.

Mesfushori anglez u kërkua nga disa klube në momentet e fundit të afatit kalimtar, ndërsa ekipi i Paul Lambert ka arritur të sigurojë nënshkrimin e tij.

25-vjeçari bëri 31 paraqitje në të gjitha garat për Unitedin në sezonin e kaluar, mirëpo këtë edicion ai konsiderohej tepricë.

Cleverley u nxor në listën e transferimeve nga Louis van Gaal, i cili përforcoi mesfushën qendrore me Ander Herrera dhe të shkathin Daley Blind.

Aston Villa ka konfirmuar të martën se në sezonin 2014/2015, anglezi do të luajë te kjo skuadër. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...