I mbijetuari i aeroplanit të rrëzuar fiton një milion dollarë në lotari, gjashtë ditë pas aksidentit (Video)

PUBLIKUAR

I mbijetuari i aeroplanit të rrëzuar në Dubai po llogaritet si “njeriu më me fat në botë”, pasi tanimë ai ka fituar një lotari prej 1 milion dollarëve.

Mohammad Basheer Abdul Khada ishte njëri ndër pasagjerët e aeroplanit të Emirates, kur ai u përfshi nga zjarri, të mërkurën e kaluar, përcjell Telegrafi

Gjyshi 62-vjeçar u largua pas rrëzimit të aeroplanit, me 300 njerëz të tjerë në bord, momente para se zjarri të përfshinte aeroplanin.

Khada, nga India, që punon në Dubai, e kishte blerë biletën e lotarisë në aeroport, gjatë rrugës së tij për në Kerala të Indisë.

Në rrugëtimin e tij kthyes, ai ishte në aeroplanin i cili pësoi aksident dhe u përfshi nga zjarri.

Ky shpërblim për të vjen edhe katër muaj para se ai të pensionohej. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

MIT: Sot nuk do të ketë kufizim për kamionët mbi 20 tonë

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se sot nuk do të ketë kufizim...

Pas afro tri javësh në paraburgim në Serbi, lirohet Dukagjin Maxhuni

Është liruar Dukagjin Maxhuni, i cili ishte arrestuar nga autoritetet serbe më 12 gusht...

Çeku ua fiton ‘zemrën’ sindikalistëve, Jashari me fjalë të mëdha për ministrin

SBASHK-u duket se po e sheh me sy tjetër Ministrinë e Arsimit. Kryetari i...