Serena Williams nuk arrin dot të mbrojë medaljen e artë të Olimpiadës

PUBLIKUAR

Tenistja amerikane, Serena Williams, e cila e mbronte medaljen e artë nga olimpiada e kaluar, është eliminuar me humbjen shokuese nga lojtarja ukrainase, Elina Svitolina, 21 vjeçare.

Në këtë mënyrë, tenistja Williams nuk do të jetë në gjendje ta fitoj edhe medaljen e pestë të artë olimpike.

“Qartas jam shumë e pakënaqur… fitoi lojtarja më e mirë, por me padurim e pres rastin tjetër”, tha pas duelit, Serena Williams, 34 vjeçare, transmeton rel.

Tenistja e Ukrainës, Elina Svitolina, e cila është e 20-ta në listën e lojtareve më të mira në botë, tha se “ishte një moment perfekt”.

Për gjysmëfinale, ajo takohet me tenisten çeke, Petra Kvitova, që dy herë ishte fituese e turneut të njohur, Wimbledon.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...