Joe Biden javën e ardhshme në Kosovë

PUBLIKUAR

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, do ta vizitojë Kosovën dhe Serbinë, javën e ardhshme, ka njoftuar mbrëmë Shtëpia e Bardhë.

Në kumtesën e Shtëpisë së Bardhë për shpalljen e turneut ballkanik prej 15 e deri më 17 gusht, thuhet se zoti Biden do të mbajë takime me presidentët dhe kryeministrat e të dy vendeve, por nuk është thënë se për cilat çështje do të diskutohet.

Prej zyrtarëve të lartë të Shteteve të Bashkuara, sekretari i shtetit, John Kerry, e ka vizituar Kosovën dhe Serbinë në muajin dhjetor të vitit të kaluar.

Vizita e tij në Prishtinë ishte theksim i shqetësimeve perëndimore për ritmin e ngadalshëm të progresit, 16 vite pasi NATO-ja e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, e vuri Kosovën në rrugën e pavarësisë, raporton agjencia Reuters nga Uashingtoni, duke shtuar se Kosova, me popullatë shumicë shqiptare myslimane, por vend sekular dhe në mënyrë të fuqishme pro-amerikan, e ka shpallur pavarësinë në vitin 2008. /REL/

SHIKO MË SHUMË

Gjykata ia cakton një muaj paraburgim të pandehurit për sulm ndaj personit zyrtar: Ndryshe mund të arratisej, është edhe shtetas turk

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën prej një muaj paraburgim të pandehurit...

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve të rregullta në pikën e kalimit kufitar në Han...

Uran Ismaili për raportim në Komision: Nuk po kërkojmë të thërrasim Kurtin, por ministrin e Shëndetësisë

Kryetari i Komisionit për Shëndetësi, Uran Ismaili, ka reaguar ndaj deklaratave të deputetit të...