Shikoni se si një zjarrfikës ia shpëton jetën gruas, që tentonte të hidhej nga ura (Foto/Video)

PUBLIKUAR

Një zjarrfikës është bërë kryetemë në mediat kineze, për faktin se ka arritur t’ia shpëtojë jetën një gruaje, e cila kishte tentuar të bëjë vetëvrasje duke u hedhur nga ura.

Një video e postuar në internet, shfaq momentin kur gruaja kërcënon kalimtarët e rastit dhe policinë se do të hidhet nga një urë e lartë, duke mos ditur se prapa saj po qëndronte i fshehur një zjarrfikës, transmeton Telegrafi.

2

Derisa ajo po bisedonte me policinë dhe kalimtarët, zjarrfikësi arrin të përvidhet dhe ti afrohet ngadalë nga prapa, dhe në momentin e duhur e kapë për beli.

Veprimi i tij heroik ka pushtuar ballinat e të përditshmeve kineze, derisa thuhet se për ta larguar tërësisht nga rreziku, këtij zjarrfikësi i kanë ndihmuar edhe katër burra tjerë.

3

E gjithë kjo ngjarje raportohet të ketë ndodhur në qytetin kinez Guiyang. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Çeku ua fiton ‘zemrën’ sindikalistëve, Jashari me fjalë të mëdha për ministrin

SBASHK-u duket se po e sheh me sy tjetër Ministrinë e Arsimit. Kryetari i...

‘‘Të gjithë kanë faj, me dashtë për 1 orë e kryejnë’’ – Deputeti Berisha flet pas takimeve të shumta mes krerëve politikë

Deputeti egjiptian, Veton Berisha, ka folur për bllokadën institucionale, duke fajësuar partitë politike për...

I jepet lamtumira e fundit influencerit Laurent Krasniqi që vdiq mbrëmë në aksident

Mbrëmë pas një aksidenti tragjik, ka mbetur i vdekur Laurent Krasniqi. I ndjeri, është varrosur...