Gjuriq: Kosova po e përdor olimpiadën për të promovuar Thaçin e kriminelët e luftës

PUBLIKUAR

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka deklaruar të martën se Kosova nuk ka vend në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, dhe as në Lojërat Olimpike.

Gjuriq madje ka thënë se prezenca e Kosovës në Brazil po përdorët për promovim të Thaçit, “kriminelëve të luftës dhe idenë e të ashtuquajturës pavarësi të Kosovës”.

“Atletët e Kosovës duhet të jenë pjesë e ekipit olimpik të Serbisë. Kjo çështje nuk duhet të politizohet. Kjo pjesëmarrje e Kosovës në këto Lojëra po bëhet për promovim të Hashim Thaçit, për kriminelët e luftës dhe idenë e të ashtuquajturës pavarësi”, ka thënë Gjuriq për TV Pink, duke mos përmendur emra se kush janë, sipas tij, “kriminelët e luftës”.

Politikani serb e ka parë të vështirë ta përballojë valimin e flamurit e Kosovës në Brazil, madje ai ka kritikuar ata zëra në Serbi që kanë thënë që shteti serb duhet të pajtohet me realitetin – i cili është Kosova shtet i pavarur nga Serbia.

“Ne kemi një pjesë të analistëve–dhe kjo është e turpshme–kemi njerëz në vendin tonë, të cilët janë duke thënë se ne duhet të heqim dorë, për të pranuar që atletët tanë të dalin në podium me flamur të shtetit të rrem i bazuar në krime kundër popullit tonë, që ka grabitur territorin tonë dhe vendin që është shpirti ynë, historia jonë e thelbi jonë”, ka deklaruar Gjuriq, njofton Klan Kosova.

SHIKO MË SHUMË

Pas afro tri javësh në paraburgim në Serbi, lirohet Dukagjin Maxhuni

Është liruar Dukagjin Maxhuni, i cili ishte arrestuar nga autoritetet serbe më 12 gusht...

Çeku ua fiton ‘zemrën’ sindikalistëve, Jashari me fjalë të mëdha për ministrin

SBASHK-u duket se po e sheh me sy tjetër Ministrinë e Arsimit. Kryetari i...

‘‘Të gjithë kanë faj, me dashtë për 1 orë e kryejnë’’ – Deputeti Berisha flet pas takimeve të shumta mes krerëve politikë

Deputeti egjiptian, Veton Berisha, ka folur për bllokadën institucionale, duke fajësuar partitë politike për...