Vetëvendosje: Presidentja shkeli Kushtetutën

PUBLIKUAR

foto

Lëvizja Vetëvendosje e quan antikushtetues vendimin e Presidentes Jahjaga për vazhdimin e mandatit të tre gjyqtarëve ndërkombëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar përkitazi me vendimin e Presidentes Jahjaga, për vazhdimin e mandatit të tre gjyqtarëve ndërkombëtarë në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas Lëvizjes së Kurtit, dekretimi i gjyqtarëve nga Presidentja Jahjaga përbën shkelje të Kushtetutës, pa miratimin e dy të tretave të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, thuhet në deklaratën e VV’së.

“Të dielën, 31 gusht, një ditë para përfundimit të mandatit Presidenca njofton për emërimin e tyre, pa miratimin nga dy të tretat e deputetëve të Kosovës”.

“Dekretimi i tre gjyqtarëve ndërkombëtarë nga ana e Presidentes së Republikës së Kosovës në shkelje të Kushtetutës, pa miratimin me dy të tretat nga deputetët e Kuvendit të Kosovës siç parashihet në Nenin 114 të Kushtetutës është tregues se sovraniteti i Republikës është nocion fiktiv dhe i papërfillshëm nga vetë bartësit e kompetencave kushtetuese”.

“Presidentja e Republikës së Kosovës neglizhoi përgjegjësinë për ushtrim të kompetencës ekskluzive të saj pra, të garantojë funksionimin kushtetues të institucioneve të përcaktuara sipas Kushtetutës, të dhënë në Nenin 84 (2), në rastin konkret të funksionimit kushtetues të Gjykatës Kushtetuese”.

“Me dekretimin e gjyqtarëve ndërkombëtarë duke anashkaluar organin më të lartë legjislativ të Republikës, Presidentja ka shpërfillur edhe vetë përmbajtjen e letërkëmbimit me ish Komisioneren për Politikë të jashtme të BE-së, Catherine Ashton”.

“Pra, pikërisht referimi i Presidentes në këtë marrëveshje të ratifikuar për t’i zgjatur mandatin është tejkalim i kompetencave të autorizuara nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, që njëherazi është edhe autoritet burimor i mandatit presidencial”.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! konsideron se dekretimi i gjyqtarëve ndërkombëtarë në Gjykatën Kushtetuese duke u anashkaluar procedurat kushtetuese e vë në pikëpyetje besueshmërinë formalo-kushtetuese të Gjykatës Kushtetuese”.

“Dekretimi kundërkushtetues i një të tretës së gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, numër që e delegjitimon kuorumin vendimmarrës, e privon Gjykatën Kushtetuese nga karakteri i saj kushtetues. Ndërkaq, Presidentja e Republikës së Kosovës me kapërcimin e kompetencave të saj ka dështuar të garantojë funksionim kushtetues të institucioneve të Republikës duke bërë shkelje serioze të Kushtetutës”.

“I mbetet deputetëve të legjislaturës së V që pas fillimit të punës së Kuvendit të kujdesen për mënjanimin e këtij procesi antikushtetues. E, po ashtu të shqyrtimit të shkeljes serioze të Kushtetutës së Kosovës nga Presidentja e vendit, nga një përbërje e re e legjitime e kolegjit të Gjykatës Kushtetuese”.

SHIKO MË SHUMË

E kam konsideruar këtë Kuvend të panevojshëm, të pakohë / Reagon Abdixhiku: më 30 korrik, përcaktojmë LDK-në

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pasi ka thirrur Kuvendin e Jashtëzakonshëm të...

Ky është çmimi i naftës për ditën e sotme

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimin e naftës për ditën e...

Policia shqipton 2 mijë e 300 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2301 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve...