“Princi i pishinës” kishte frikë nga uji (Foto)

PUBLIKUAR

Kur ishte i vogël, Adam Peaty, kishte frikë ujin dhe pa ndonjë arsye. Ai e kishte aq shumë frikë saqë refuzonte që të futej e të lahej në vaskë. E ëma e tij është shprehur se edhe të futurit në dush, i ngjallte atij ankth.

Për këtë arsye, prindërit e çuan të merrte leksione noti për të hequr frikën e ujit. Daily Mail shkruan se kur e futën në pishinë për herë të parë, ai filloi të bërtiste me të madhe me të qara dhe duke vrapuar pas mamasë së tij.

Por, tani Adam Peaty është tjetër njeri, pasi sot ai mban titullin “Princi i pishinës” dhe është rekordmbajtësi botëror për 100 metra not stil bretkose, transmeton shekulli.

Peaty e theu rekordin të shtunën dhe arriti të marrë medaljen e parë të artë për meshkuj për shtetin e Britanisë që nga viti 1988. E kjo, vështirë të besohet për dikë që tejkaloi hidrofobinë, frikën nga uji.

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...