Aksident i frikshëm në Londër, treni i këput kokën një djali (Video)

PUBLIKUAR

Një aksident i frikshëm është regjistruar gjatë pasdites së djeshme në Londër. Një i ri rreth të 20-ave humbi jetën teksa udhëtonte me tren.

Sipas mediave britanike, ngjarja duket si një skenë e shkëputur nga filmat horror. Udhëtari kishte dalë në dritaren e trenit me të cilin udhëtonte, kur iu pre koka nga një tjetër tren që kaloi pranë.

Ai mësohet se udhëtonte me trenin e linjës Gatwick Express, kur vendosi që të dilte në dritare, përcjell BW.

Ngjarja e tmerrshme, sipas mediave britanike ndodhi në sy të një gruaje që ishte bashkë me të bijën, sapo treni hyri në stacionin Wandsworth Common, në jug të Lodrës.

Një tjetër dëshmitar ka treguar skenën horror, dhe thotë se në momentin e aksidentit “koka e të riut fluturoi jashtë, ndërsa njerëzit filluan ulërimat dhe treni ndaloi”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve të rregullta në pikën e kalimit kufitar në Han...

Uran Ismaili për raportim në Komision: Nuk po kërkojmë të thërrasim Kurtin, por ministrin e Shëndetësisë

Kryetari i Komisionit për Shëndetësi, Uran Ismaili, ka reaguar ndaj deklaratave të deputetit të...

Arrestohen tre persona, Policia: Me forcë i grabitën para e një telefon shtetases së huaj në Pejë

Tre persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë hyrë në banesën e një shtetasejse...