Higuain pritet të debutoj sonte me Juventusin

PUBLIKUAR

Gonzalo Higuain është gati të bëjë debutimin e tij me Juventusin në ndeshjen kundër West Hamit, që zhvillohet të dielën(sot) në mbrëmje.

Sulmuesi argjentinasi kohët e fundit përfundoi një transferim rekord prej 90 milionë euro në Torino nga rivalët e Serie A, Napoli, apo tarifa e tretë më e lartë në botë e paguar ndonjëherë për një lojtar.

Ekipi i Max Allegrit janë në Londër këtë pasdite për një miqësore para-sezonale me skuadrën e Ligës Premier, për atë që është hapja zyrtare e stadiumit të ri të ‘Çekanëve’.

Sipas Gazzetta dello Sport, tifozët e ‘Zonjës së Vjetër’ do të shohin një paraqitje të shkurtër të sulmuesit të tyre të ri, në një veprim me fanellën e Bianconerëve.

Për Juventusin, pritet të debutojnë edhe përforcimet e reja, si Dani Alves, Miralem Pjanic, Mehdi Benatia dhe Marko Pjaca. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...