Kante tregon pse zgjodhi Chelsean dhe çfarë pret nga vetja

PUBLIKUAR

N’Golo Kante u transferua në klubin londinez pasi u bind nga Antonio Conte, teksa pret të përmirësojë shumën angleze për të ndihmuar më shumë skuadrën.

Mesfushori francez ka bërë debutimin e tij me Chelsean në kuadër të International Champion Cup, ku skuadra e tij mposhti Milanin me rezultat 2:0.

Pas kësaj fitore, ish-futbollisti i Leicester Cityt u ndal të flas para gazetarëve, ku tregoi arsyet që e shtynë të zgjedhe Chelsean dhe çfarë pret nga vetja këtë sezon.

“Unë zgjodha Chelsean sepse e ndjeja kapacitetin e menaxherit dhe kjo është arsyeja pse kam bërë vendimin tim”, deklaroi fillimisht Kante.

“Jam pak më i qetë tani. Unë kam nevojë për të mësuar më shumë gjuhën angleze për të ndihmuar pjesën tjetër të ekipit”, përfundoi mesfushori francez.

Ndryshe, Kante ishte njëri nga më të mirët për Leicester Cityn në sezonin e kaluar, ku në fund fituan titullin e Ligës Premier. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...