Një tjetër shqiptar mund të veshë fanellën e Lazios

PUBLIKUAR

Lazio ka hyrë në garë me Sunderlandin për shërbimet e Adnan Januzajt.

Mesfushori shqiptar duket se nuk ka të ardhme te Manchester Unitedi, prandaj dëshiron të largohet nga Old Traffordi.

Menaxheri i ri, Jose Mourinho, ia ka bërë të ditur 21-vjeçarit se nuk bën pjesë në planet e tij dhe është i lirë të kërkojë një klub tjetër.

 Sipas Chronicle, Biancocelestët janë duke përgatitur një ofertë për Januzajn.

Rivali kryesor i Lazios për shërbimet e tij është Sunderlandi, ku është angazhuar për trajner David Moyes, njeriu që i ka ndihmuar lojtarit të avancohet në ekipin e parë të Djajve të Kuq. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...