Nainggolan ka vendosur, kjo është e ardhmja e tij

PUBLIKUAR

Radja Nainggolan i ka qetësuar tifozët e Romës pasi belgu ka thënë se nuk do të largohet nga kryeqyteti italian.

Mesfushori ka thënë se është i lumtur te Giallorossët dhe dëshiron të jetë pjesë e tyre edhe për shumë vite.

“Kam zgjedhur të qëndroj, nuk do të ndryshoj asgjë”, ka thënë mesfushori belg gjatë konferencës në Montreal për turneun International Champions Cup.

“Ky turne është një eksperiencë e bukur për ne, nesër kemi një ndeshje tjetër (kundër Montreal Impact) dhe shpresojmë të përmirësohemi ende”, ka shtuar për fund Nainggolan.

Vlen te theksohet se Roma ka fituar ndeshjen e parë të ICC ndaj Liverpoolit me rezultat 1-2. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...