Arsenali rrit ofertën për Mustafin

PUBLIKUAR

Arsenali është gati të ofrojë 20 milionë funte (24 milionë euro) për shërbimet e Shkodran Mustafit.

Arsene Wenger është i vendosur që ta transferojë një mbrojtës, pasi e ka të lënduar Per Mertesackerin, ndërsa futbollisti i Valencias është shënjestra kryesore.Është raportuar se klubi anglez kishte ofruar 18 milionë euro për shqiptarin, por klubi spanjoll e ka refuzuar ofertën.

Tash, Arsenali po përgatit një ofertë të re që thuhet të jetë rreth 24 milionë euro për ta bindur Valencian që ta shesë 24-vjeçarin.

Në rast të transferimit, Mustafi do t’i bashkohet shqiptarit tjetër, Granit Xhaka, që është transferuar te Topçinjtë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...