(S’)ka zgjidhje pa ndërkombëtarët!

PUBLIKUAR

foto

Faktori ndërkombëtar përveç disa deklaratave, përmes të cilave ka kërkuar që të respektohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese, nuk ka ndërhyrë për t’i bërë bashkë partitë shqiptare në procesin e konsolidimit të institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e 8 qershorit. Analistët vlerësojnë se faktori ndërkombëtar nuk do të ndërhyjë pa u shterur të gjitha mundësitë, ndonëse është hera e parë që nuk ka ndërhyrë në këso lloj situatash.

Analisti nga Grupi Ballkanik i Krizave, Naim Rashiti, ka deklaruar se faktori ndërkombëtar ndërhyn vetëm në rast të përkeqësimit apo ndonjë bllokade më të madhe. Sipas tij, ende nuk janë shterur të gjitha mundësitë për krijimin e institucioneve.

“Ata do të provojnë të ndërhyjnë para shpalljes se zgjedhjeve të reja. Pra, ka rrezik dhe mundësi që kjo procedurë me zgjatë akoma më shumë. Ata do të ndërhyjnë në rast të thëllimit akoma më të madh të krizës. Deri në seancën e ardhshme nuk e besoj se do të ndërhyje askush, sepse seanca do të zhvillohet në bazë të Kushtetutës”, ka thënë Rashiti.

SHIKO MË SHUMË

Sami Lushtaku pritet të interivstohet në Policinë e Skenderajt, OVL e UÇK-veteranëve: Nisuni, kërkohet unitet

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka dalë me një thirrje për qytetarët...

Vdes Alush Gashi, ish-ministri i Shëndetësisë dhe një nga themeluesit e LDK-së

Ka vdekur Alush Gashi, ish-ministri i Shëndetësisë dhe njëherit ndër themeluesit e LDK. Njoftimi...

“Dëshmi se veç puna e çon përpara Kosovën! “, thotë Osmani pas vizitës në dy kompani vendore në Istog

Kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani, ka lavdëruar punën e dy kompanive vendore...