Demarkacioni, jo në Arbitrazh

PUBLIKUAR

Shefi i deputetëve të “Vetëvendosjes”, Glauk Konjufca, gjatë një interviste për “Zërin” thotë se demarkacioni nuk ka nevojë të shkojë në Arbitrazh, pasi që, sipas tij, po i falet tokë Malit të Zi. Ai ka shkuar edhe më larg duke e krahasuar Murat Mehën me figurën e Esat Pashë Toptanit.

Demarkacioni nuk duhet të dërgohet në Arbitrazh, por ka nevojë që t’i tregohet Murat Mehës se shënjimi i kufirit me Malin e Zi është gabim dhe kjo ka ndodhur pasi që ka punuar me direktiva të Hashim Thaçit.

Kështu ka deklaruar gjatë një interviste për gazetën “Zëri” shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Glauk Konjufca, duke shtuar se nuk do ta pengojnë Mehën derisa flet në tryezën e sotme, por nuk do të pranohet si e drejtë puna e tij.

Konjufca, madje, thotë se Meha e di mirë ku është kufiri, meqë, siç ka thënë ai, është njeri i fushës, por këtë po e bën nga presioni politik. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Parandalohet futja e një thike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, ishte e destinuar për një të burgosur

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se është parandaluar futja e një thike në...

Kurti takohet me kryetarin e Parisit, flasin për banimin e përballueshëm dhe social

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas pjesëmarrjes në panelin “Making Peace Last: Rebuilding Societies...

Kurti për Gjykatën Speciale në Paris: Kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj gjithçka që duhet për apelim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur për drejtësinë ndërkombëtare dhe Gjykatën Speciale gjatë...