Ramadan Millaku fakton humbjen e territorit nga demarkacioni me Malin e Zi (Video)

PUBLIKUAR

Një vizatim me dorë të lirë tregon qartë se deri ku është kufiri i Kosovës me Malin e Zi. Rruga nga Peja e deri në Çakorr, ka qenë në gjatësi prej 29 kilometrash.

Kjo rrugë është mirëmbajtur nga Sipërmarrja e Rrugëve, në kohën e ish-Jugosllavisë. Këtë e dëshmon edhe ky raport i vitit 1974, ku edhe specifikisht përmenden rrugët e mirëmbajtura në gjithë Kosovën, pra edhe ajo Pejë-Çakorr.

Ramadan Millaku që në vitet e 70 ka qenë edhe drejtor i Sipërmarrjes së Rrugëve, është i bindur se Kosova ka humbur territor me demarkacion.

Bjelluha, ku ai ka jetuar për katër muaj gjatë punimeve në këto rrugë, tash është pjesë e territorit të Malit të Zi.

SHIKO MË SHUMË

Po voziste i dehur/ Ngrihet aktakuzë ndaj shoferit që shkaktoi aksidentin me fatalitet në rrugën Mitrovicë-Prishtinë

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të...

DHTIK mbështet marshin “Kosova po pret”

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë shpreh mbështetjen e saj për marshin për liri...

Sot i jepet lamtumira e fundit Laurent Krasniqit

Këtë të enjte, një ditë pas aksidentit tragjik, do t’i jepet lamtumira e fundit...