Zyrtare: Sane nënshkruan për pesë vjet me Cityn

PUBLIKUAR

Manchester City e ka kompletuar transferimin e anësorit të Schalkes, Leroy Sane, i cili ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare.

20-vjeçari është lidhur me një numër të madh të klubeve gjatë kësaj vere, por zgjodhi të kalonte në Ligën Premier.Klubi anglez besohet të ketë paguar 37 milionë funte për lojtarin. Mirëpo, shuma e transferimit mund të arrijë deri në 42 milionë funte duke i përfshirë edhe bonuset.

Sane rrjedh nga Akademia e Schalkes, ndërsa ka shënuar 13 gola në 57 paraqitje për ekipin e parë. Po ashtu, ai ishte pjesë e Gjermanisë në ‘Euro 2016’.

Ai ka thënë se mezi pret të luajë për skuadrën e Pep Guardiolas në sezonin e ri. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...