Ahmeti: Qeveria në ikje po dëmton rënd Komunën e Lipjanit

PUBLIKUAR

10626504_839127326099081_3619898033408000629_n

Kryetari Ahmeti në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve theksoi se bllokimi i rishikimit buxhetor nga Qeveria në ikje po dëmton rënd Komunën e Lipjanit, sepse mosaprovimi i rishikimit buxhetor po pamundëson implementimin e projekteve emergjente, ai në këtë rast ka përmendur gjendjen kundërmuese me kanalizimet në disa lolalitete në Komunën e Lipjanit.

“ Borxhet e trashëguara dhe bllokimi i rishikimit të buxhetit nga Qeveria, qytetarët e Lipjanit do t’i sjell në situatë të vështirë, sidomos disa lokalitete ku erërat kundërmuese nga kanalizimet e hapura po paraqesin mundësin për epidemi të ndryshme”, tha Ahmeti

“ Qeveria e Kosovës si duket përveç shkurtimeve buxhetore për buxhetet komunale të viteve në vijim ku ka prodhuar shkurtime të mëdha buxhetore sidomos për investime kapitale, sepse rritja e pagave është mbuluar nga mjetet e kategorive tjera buxhetore duke zvogëluar mundësin për investime dhe shërbime më efikase ndaj qytetarëve”, ka thënë kryetari Ahmeti./kklipjan/LipjaniNews/

SHIKO MË SHUMË

Zhduket laptopi nga zyra e drejtorit të një shkolle në Lipjan, hetohet rasti

Ditën e djeshme në Lipjan është raportuar një rast vjedhjeje. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...

Rrahje në Qendrën e Azilit në Magure, arrrestohet shtetasi algjerian

Një shtetas algjerian është arrestuar në Qendrën e Azilit në Magure të Lipjanit, nën...

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...