Tentojnë ta shtypin me veturë imamin Zuhdi Hajzeri, bënte “like” faqe kundër ekstremizmit (Video)

PUBLIKUAR

untitled

Imami Zuhdi Hajzeri nga Peja, është kërcënuar vetëm pse ka bërë “like” faqe në Facebook, që janë kundër ekstremizmit. Atë kanë provuar ta shkelin me veturë.

Imami Zuhdi Hajzeri nga Peja, thotë se është kërcënuar vazhdimisht nga disa persona, vetëm për shkak të qëndrimeve të tij edhe në rrjetet sociale.

Ai ka thënë për KTV’në se kanë provuar ta shkelin edhe me veturë.

Ai ka thënë se “sulmuesi i tij është punëtor i Bashkësisë Islame në Pejë”.

“Personi që më ka kërcënuar është në një pozitë shumë të ulët të aspektit të organizimit të BIK’ut. Asnjë reagim nuk është bërë nga BIK”, ka thënë ai.

Këtë rast e ka konfirmuar edhe Policia në rajonin e Pejës, të cilët kanë thënë se rasti tashmë është duke u hetuar nga Prokuroria.

Siç ka rrëfyer imami Hajzeri, ai ka thënë se edhe vetëm kur ka bërë ndonjë “like” ndaj faqeve që janë kundër ekstremizmit në Facebook, edhe për këtë është kërcënuar.

E personi që e ka kërcënuar Hajzerin, ka qëlluar të jetë djali i dajës së kryeimamit në Pejë, Enes Goga.

Ai ka sqaruar për KTV’në këtë rast.

Këto nuk janë kërcënimet e para që po ndodhin në Kosovë. Shumë imamë, tashmë kanë bërë të ditura mënyrat e kërcënimeve që kanë marrë për shkak të qëndrimeve të tyre.

SHIKO MË SHUMË

Sami Lushtaku pritet të interivstohet në Policinë e Skenderajt, OVL e UÇK-veteranëve: Nisuni, kërkohet unitet

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka dalë me një thirrje për qytetarët...

Vdes Alush Gashi, ish-ministri i Shëndetësisë dhe një nga themeluesit e LDK-së

Ka vdekur Alush Gashi, ish-ministri i Shëndetësisë dhe njëherit ndër themeluesit e LDK. Njoftimi...

“Dëshmi se veç puna e çon përpara Kosovën! “, thotë Osmani pas vizitës në dy kompani vendore në Istog

Kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani, ka lavdëruar punën e dy kompanive vendore...