Alarm: Uji i Tetovës i ndotur nga ujërat e zeza

PUBLIKUAR

Tetova ka probleme me ujin e pijshëm dhe shumicën e rasteve ka restrikcione. Tani, Instituti për shëndet publik, direkcioni i Tetovës ka konfirmuar se në ujin e Tetovës mund të gjenden ujëra të zeza dhe ky ujë është i ndaluar për pije, transmeton Telegrafi Maqedoni.

”Uji i rezervuar i Tetovës është i ndotur me ujërat e zeza dhe duhet të dezifektohet vazhdimisht që mos të vijë deri tek infektimi me mikroorganizma. Sugjerojmë dezifektim dhe klorizim të ujit” tha doktor Ratko Davidivski, specialist i higjienës dhe ekologjisë mjekësore në Institutin për shëndet publik, direkcioni i Tetovës.

Nga Instituti për shëndet publik, direkcioni i Tetovës nuk informojnë se kur do të dezifektohet dhe pastrohen rezervuaret e ujit nga ku shuajnë etjen qytetarët e Tetovës dhe rrethinës.

SHIKO MË SHUMË

Abdixhiku pas takimit dy orësh me Kurtin: Jemi në situatë të pamundur numerike për ta zgjedhur presidentin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është deklaruar pas takimit që ka...

KPK zgjedh Bahri Hysenin Zëvendëskryeprokuror të Shtetit

Prokurori Bahri Hyseni është zgjedhur Zëvendëskryeprokuror i Shtetit me propozim të Kryeprokurorit të Shtetit,...