Jesus: Juve nuk janë të pamposhtur

PUBLIKUAR

Mbrojtësi i Romës, Juan Jesus nuk mendon se Juventus janë të pamposhtur.

Bianconerët kanë nënshkruar me Miralem Pjanic nga Giallorossët këtë verë, si dhe siguruan shërbimet e golashënuesit më të mirë të sezonit të kaluar në Serie A, Gonzalo Higuain.

Kjo ka çuar në sugjerimet se gara për titull mund të jetë një procesion, por braziliani nuk e sheh atë në këtë mënyrë.

“Futbolli është 11 kundër 11. Kam fituar 3-1 në Juventus me Interin, kur ata kishin një ekip shumë të fortë, ndërsa ne kemi pasur një ekip normal. Ajo që ka rëndësi është që ka më shumë karakter dhe nuk ka frikë”, deklaroi Jesus për Il Messaggero, transmeton Telegrafi.

“Ne kemi një skuadër të mirë, ne mund të bëjmë gjëra të mëdha. Kush tjetër mund të kundërshtojë? Napoli, sepse Maurizio Sarri ka punuar shumë mirë dhe ka nxjerrë më të mirën nga ata”, përfundoi mbrojtësi brazilian.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...