Juve nis përpjekjet për transferimin e Matuidit

PUBLIKUAR

Juventusi ka kontaktuar me Paris Saint-Germainin rreth disponueshmërisë së Blaise Matuidit.

Zonja e Vjetër pritet ta shesë Paul Pogban për një shumë rekorde te Manchester Unitedi, ashtu që është në kërkim të një zëvendësuesi.

Sipas calciomercato.com, Bianconerët po mendojnë për mesfushorin e PSG-së, edhe pse raportet ndërmjet klubeve nuk janë aq të mira që nga transferimi i Kingsley Coman si lojtar i lirë te bardhezinjtë.

Megjithatë, agjent i Matuidit është Mino Raiola, i cili mund të jetë thelbësor në arritjen e marrëveshjes.

Pritet që Juve të ofrojë 30 milionë euro për francezin, ndërsa kampioni i Ligue 1 kërkon diku 40 milionë euro për lojtarin.Kampioni italian ka marrë informacion edhe për Marco Verrattin, të cilin planifikon ta kthejë në futbollin italian. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...