Të paktën 17 persona janë vrarë nga shirat e mëdha dhe vërshimet në shtetin verilindor të Indisë, Assam, ndërsa të paktën 14 persona janë vrarë në Bangladesh, me miliona njerëz të zhdukur po ashtu, njoftojnë zyrtarët.
Shirat e mëdha të pandërprerë gjatë kësaj jave kanë shkaktuar shkatërrim të gjerë nëpër Azinë Jugore, me të paktën 68 persona të vrarë në Nepal nga vërshimet dhe rrëshqitjet e dheut, raporton Reuters, përcjell Express.
Edhe pse të reshurat janë zvogëluar nga sot, zyrtarët në Assam, një vend i pasur me naftë ku kultivohet edhe çaji, thanë se nivelet e ujit nëpër lumenj ende janë shumë të larta./Gazeta Express/


