Presidenti i Turqisë, Tayyip Erdogan, ka thënë dje se do t’i tërheqë të gjitha paditë kundër njerëzve që akuzohen se e kanë fyer atë.
Erdogani ka thënë se është frymëzuar nga ndjenjat e bashkimit pas tentim puçit të dështuar, shkruan BBC, përcjell Express.
Erdogan tha në pallatin presidencial: “Do t’i tërheq të gjitha paditë kundër atyre që më kanë fyer mua.”
Ai e ka quajtur këtë një gjest të vullnetit të mirë.
Më herët gjatë këtij viti, autoritetet turke thanë se rreth 2.000 njerëz u përballen me persekutime të tilla./Gazeta Express/


