Sulm në Turqi, vriten tetë ushtarë dhe 35 militantë kurdë

PUBLIKUAR

Ushtria turke ka njoftuar se ka vrarë 35 militantë të Partisë Popullore Kurde pasi ata sulmuan ushtarët turq në provincën jugore Hakkari.

Sipas zyrtarëve, sulmi i ndodhur në orët e para të së shtunës ka lënë të vdekur tetë ushtarë dhe më shumë se 25 të tjerë janë lënduar.

Një grup i Partisë Kurde, sipas Daily Sabah, ka sulmuar me armë ushtarët derisa ata po bënin disa kontrolle në autostradën Hakkari – Çukurca.

Ushtarët e lënduar janë dërguar në spital./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Abdixhiku pas takimit dy orësh me Kurtin: Jemi në situatë të pamundur numerike për ta zgjedhur presidentin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është deklaruar pas takimit që ka...

KPK zgjedh Bahri Hysenin Zëvendëskryeprokuror të Shtetit

Prokurori Bahri Hyseni është zgjedhur Zëvendëskryeprokuror i Shtetit me propozim të Kryeprokurorit të Shtetit,...