Ministrja Hoxha zotohet për bashkëpunim me burgjet e Kosovës

PUBLIKUAR

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, priti në takim drejtorët e Burgjeve.

“Ky takim ishte në funksion të informimit të ministres Hoxha rreth gjendjes së sigurisë dhe çështjet e lidhura me këto institucione”, thuhet në njoftimin e MD’së.

Gjendja e përgjithshme si nga niveli i sigurisë, incidenteve, organizimit, komunikimit dhe bashkëpunimit ndërinstitucional u vlerësua shumë e mirë, thekson kjo ministri në kumtesën për media.

Më tej, bëhet e ditur se Ministrja Hoxha çmoi lart angazhimin e deritashëm dhe theksoi se ky trend i përkushtimit dhe bashkëpunimit të vazhdojë edhe më tutje.

“Ministrja Hoxha, u zotua për vazhdimin dhe fuqizimin e këtij bashkëpunimi duke ofruar përkrahje dhe mbështetje me qëllim të mirëfunksionimit, ngritjen e sigurisë dhe kushteve sa më të mira në burgje”, përfundon njoftimi.

SHIKO MË SHUMË

Abdixhiku pas takimit dy orësh me Kurtin: Jemi në situatë të pamundur numerike për ta zgjedhur presidentin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është deklaruar pas takimit që ka...

KPK zgjedh Bahri Hysenin Zëvendëskryeprokuror të Shtetit

Prokurori Bahri Hyseni është zgjedhur Zëvendëskryeprokuror i Shtetit me propozim të Kryeprokurorit të Shtetit,...