Një rast me ethe të minjve në Ferizaj

PUBLIKUAR

mmmm

Situata epidemilogjike në rajonin e Ferizajt mbetet nën kontrollë kanë thënë drejtuesit e Institutit Rajonal të Shëndetit Publik, të cilët njëherësh kanë tërhequr vërejtjen për konsumimin e ushqimit dhe ujit të pastër me qëllim që t’u iket sëmundjeve epidemike.

Gjatë këtij viti, sipas tyre, veç sëmundjes së brucelozës që është manifestuar herë pas here, është shënuar edhe një rast me sëmundjen e etheve me sindromrenal që në gjuhën e popullit është e njohur si “ethet e minjve”.

Drejtori i Institutit Rajonal të Shëndetit Publik, Sylejman Topalli, ka thënë se ky rast është shënuar në fshatin Gaçkë të Ferizajt. Sipas tij, regjioni i Ferizajt dhe një pjesë e Kaçanikut, duke filluar nga Jezerci, Burrniku, Kashtanjeva, Doganaj të Kaçanikut, mbetet zonë endemike, në të cilën pjesë vazhdimisht paraqiten raste.

“Prej se jam pjesë e këtij instituti pothuajse rreth tri dekada janë shënuar pesë raste. Ky rast është trajtuar në mënyrë ambulantorike dhe më në fund është dërguar në Klinikën Infektive në Prishtinë dhe sipas informatave që disponojmë është shëruar plotësisht”, ka thënë Topalli.

Nisur nga fakti se kjo sëmundje përhapët vetëm nga vektorët, në këtë rast nga minjtë, e jo nga njeriu në njeri, kjo e bënë të dallueshme nga sëmundja ethet krime kongo apo e njohur si “ethet hemoragjike”, që po shfaqet në pjesën e Malishevës.

“Shenjat klinike janë plotësisht të njëjta, shkohet me një gjakderdhje fudrajante në tërë organizimin dhe problemi më i madh paraqitet tek veshkat, meqë bëhet një homolizë e gjakut aq e madhe që veshkat nuk janë në gjendje me filtrue dhe në këtë mënyrë vjen deri insufienca akute e veshkave dhe njeriu vdes në një situatë të tillë nëse nuk mjekohet”, ka thënë dr Topalli.

Bëhet e ditur se të gjitha rastet që janë paraqitur me këtë sëmundje në rajonin e Ferizajt janë shëruar plotësisht.

“Ajo çka është me rëndësi ne duhet të punojmë në këtë zonë, në vetëdijesimin e popullatës që ta ruajmë ushqimin.E vetmja formë e mbrojtjes kundër etheve të minjve është ruajtja e ushqimit, sepse njeriu infektohet për shkak të kontaminimit të ushqimit ose ujit.Ne i kemi regjistruar disa raste në regjionin e Ferizajt që kanë ujësjellës lokal ose familjar që nuk janë nën mbikëqyrje dhe nuk janë të sigurt për pije dhe mund të sjellin sëmundjen e lartcekur”, ka nënvizuar dr Topalli, duke bërë thirrje që kaptazhat e ujësjellësve që vijnë nga lartësitë malore të izolohën mirë në mënyrë që të pengohet kontakti i ujit me minjtë.

Për më tepër, sipas drejtuesve të IRSHP-së, minjtë janë shkaktarë edhe të sëmundjes së tualaremisë, e cila gjithashtu manifestohet si rezultat i përdorimit të ujit që vije në kontakt me minjtë e ngordhur. Për këtë u apelohet qytetarëve, sidomos atyre që furnizohen me ujë nga burimet alternative që të kenë kujdes për ujin që konsumojnë ngase janë të ekspozuar rrezikut edhe nga kjo sëmundje.

SHIKO MË SHUMË

Vdes Alush Gashi, ish-ministri i Shëndetësisë dhe një nga themeluesit e LDK-së

Ka vdekur Alush Gashi, ish-ministri i Shëndetësisë dhe njëherit ndër themeluesit e LDK. Njoftimi...

“Dëshmi se veç puna e çon përpara Kosovën! “, thotë Osmani pas vizitës në dy kompani vendore në Istog

Kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani, ka lavdëruar punën e dy kompanive vendore...