Pensionohet Schweini, kështu reagon Shkodran Mustafi (Foto)

PUBLIKUAR

Kapiteni Bastian Schweinsteiger ka dhënë dorëheqje nga kombëtarja gjermane e futbollit.

Futbollisti 31-vjeçar dha para pak minutash njoftimin e vet zyrtar nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Twitter”, ku lajmëron tifozët se nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së “pancerave”.

Me këtë rast ka reaguar edhe bashkëlojktari i Schweinit te kombëtarja gjermane, Shkodran Mustafi, transmeton Telegrafi.

Ky i fundit e ka falënderuar Schweinsteigerin për ndihmën e dhënë gjatë dy viteve të fundit.

“Ne kemi pasur dy vite fantastike së bashku. Faleminderit për të gjitha gjërat që ke bërë për ekipin”, ka shkruar në llogarinë personale në Instagram reprezentuesi gjerman, Mustafi. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...