Sejdiu: AKR-ja, alternativë shpresëdhënëse

PUBLIKUAR

Zyrtari i lartë i Aleancës Kosova e Re, Korab Sejdiu ka vlerësuar se kjo parti në zgjedhjet e ardhshme jo vetëm që do ta kalojë pragun zgjedhor, por do ta rrisë fuqinë elektorale si dhe do të bëhet faktor reformues në shoqërinë tonë.

Në një intervistë për ‘Epokën e re’, ai ka thënë se konsolidimi i AKR-së është një sfidë e jashtëzakonshme e cila kërkon shumë punë, por, sipas Sejdiut, ka angazhim të pashoq për fuqizimin e saj.

Ai ka folur edhe për zhvillimet politike në vend, duke thënë se koalicioni LDK-PDK ka pasur dështime, kurse opozita, pavarësisht përpjekjeve nuk ka arritur të jetë konstruktive.

Ndërsa, sa i përket demarkacionit me Malin e Zi, Sejdiu ka vlerësuar se ky proces është keqmenaxhuar dhe arbitrazhi ndërkombëtar nuk do të ishte zgjidhje e keqe. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

KPK zgjedh Bahri Hysenin Zëvendëskryeprokuror të Shtetit

Prokurori Bahri Hyseni është zgjedhur Zëvendëskryeprokuror i Shtetit me propozim të Kryeprokurorit të Shtetit,...

Mbi 55% e nxënësve kalojnë Testin e Maturës

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka publikuar rezultatet e afatit të dytë të Provimit...

Abdixhiku i reagon 6-shes: Dje refuzuat presidentin jo koalicionin me VV, për çfarë po rrahni gjoks, çfarë shpëtuat

Kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar sot pasi në mbledhjen e Grupit Parlamentar...