Obama e ‘shkatërron’ Donald Trumpin brenda 48 sekondave (Video)

PUBLIKUAR

Barack Obama u ka bërë thirrje amerikanëve të cilët e fishkëllejnë Donald Trumpin që të dalin dhe të votojnë në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, gjatë fjalimit të tij të fundit në Konventën Kombëtare të Demokratëve.

“E dini, Donald nuk është vërtet një person që bën plane, e as nuk është vërtet person i fakteve.

Ai e quan veten biznesmen, gjë që është e vërtetë, por më duhet të them, njoh shumë burra dhe gra biznesmenë që kanë arritur sukses të jashtëzakonshëm pa lënë gjurmë të padive gjyqësore, pa lënë gjurmë të punëtorëve të papaguar dhe pa lënë gjurmë të njerëzve që janë ndier të mashtruar.

A beson ndokush vërtet se ky njeri, i cili i ka kaluar 70 vite të jetës së vet në këtë Tokë pa treguar respekt për punëtorët, do të jetë papritmas kampioni juaj? Zëri juaj?” tha Omaba për Trump./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

KPK zgjedh Bahri Hysenin Zëvendëskryeprokuror të Shtetit

Prokurori Bahri Hyseni është zgjedhur Zëvendëskryeprokuror i Shtetit me propozim të Kryeprokurorit të Shtetit,...

Mbi 55% e nxënësve kalojnë Testin e Maturës

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka publikuar rezultatet e afatit të dytë të Provimit...

Abdixhiku i reagon 6-shes: Dje refuzuat presidentin jo koalicionin me VV, për çfarë po rrahni gjoks, çfarë shpëtuat

Kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar sot pasi në mbledhjen e Grupit Parlamentar...