Veseli: Clinton bëri historinë

PUBLIKUAR

I pari i Kuvnedit, Kadri Veseli nëpërmjet Facebook’ut ka shkruar për pjesëmarrjen e tij në Konventën e Partisë Demokratike të SHBA’ve.

Veseli ka shkruar se Clinton bëri historinë, duke u bërë kandidatja e parë femër për presidente të Shteteve të Bashkuara.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë:

“Pjesëmarrja në Konventën e Partisë Demokratike të SHBA-së ishte një përvojë e jashtëzakonshme, pasi mikja e madhe e Kosovës, zonja Hillary Clinton bëri historinë, duke u bërë kandidatja e parë femër për presidente të Shteteve të Bashkuara. Zonja Clinton, por edhe tërë kombi amerikan, në etapa të ndryshme të historisë kanë treguar se janë miq dhe aleat të shqiptarëve gjithandej ku jetojnë. Vendi ynë do të jetë përherë krenar dhe do të kultivojë miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. K.V”, ka shkruar Veseli në Facebook./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

VV-ja mbledh Këshillin e Përgjithshëm, Arbërie Nagavci flet për rastin e Arlinda Zekajt

Ka nisur mbledhja e 64-t e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Shefja e Grupit...

Vidhen mbi 100 armë zjarri nga një depo në Gjakovë

Një vjedhje e rëndë është raportuar në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku persona...

Punime në rrjet, këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar për punimet në rrjet për ditën e sotme në disa zona,...