Sërish në panik Gjermania, një person i armatosur hyn në zyrat e punës në Këln

PUBLIKUAR

Një person i armatosur raportohet të ketë hyrë në zyrat e punës në Këln të Gjermanisë, duke shkaktuar momente paniku e terrori, ndërkohë që një operacion policor kërkimi është duke u zhvilluar në këto momente.

Zyrat janë mbyllur momentalisht, ndërkohë që të gjithë punonjësit janë urdhëruar të qëndrojnë brenda tyre, për sa kohë që situata mbetet e pasqaruar në lidhje me vendndodhjen e autorit të dyshuar të armatosur.

Ende nuk ka informacione të zgjeruara mbi këtë ngjarje të fundit në Gjermani, që vjen vetëm pak pasi Kancelarja Angela Merkel pati një diskutim me gazetarët, nga ku doli e vendosur në mbrojtje të praktikës së saj të dyerve të hapura ndaj refugjatëve, pavarësisht 4 sulmeve që kanë tronditur vendin gjatë javës së kaluar./TCH/

SHIKO MË SHUMË

Abdixhiku pas takimit dy orësh me Kurtin: Jemi në situatë të pamundur numerike për ta zgjedhur presidentin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është deklaruar pas takimit që ka...

KPK zgjedh Bahri Hysenin Zëvendëskryeprokuror të Shtetit

Prokurori Bahri Hyseni është zgjedhur Zëvendëskryeprokuror i Shtetit me propozim të Kryeprokurorit të Shtetit,...