Arrestohet përkrahësi i ISIS në Rio, pak ditë para fillimit të Lojërave Olimpike

PUBLIKUAR

Policia braziliane në shtetin e Rio de Janeiro, i cili do të jetë mikpritës i Lojërave Olimpike këtë muaj, e ka arrestuar një person me lidhje të dyshimta me grupet terroriste, pasi që kishte monitoruar aktivitetet e tij online, ka njoftuar avokati i të arrestuarit.

Avokati Edison Ferreira, ka thënë se klienti i tij Chaer Kalaoun, 28 vjeçar, është arrestuar nga policia në shtëpinë e tij në qytetin Nova Iguacu për dyshimet se ka postuar online shkrime në mbrojtje të Shtetit Islamik (ISIS), raporton Reuters, përcjell Express.

Ferreira e ka mohuar kategorikisht se klienti i tij ka çfarëdo lidhje me grupe terroriste./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

VV-ja mbledh Këshillin e Përgjithshëm, Arbërie Nagavci flet për rastin e Arlinda Zekajt

Ka nisur mbledhja e 64-t e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Shefja e Grupit...

Vidhen mbi 100 armë zjarri nga një depo në Gjakovë

Një vjedhje e rëndë është raportuar në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku persona...

Punime në rrjet, këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar për punimet në rrjet për ditën e sotme në disa zona,...