S’do të besoni se çfarë veshë nën fanellë Messi (Foto)

PUBLIKUAR

Zbulohet pajisja të cilën Lionel Messi e kishte bartur gjatë ndeshjeve të fundit të vitit të kaluar.

Bëhet fjalë për “STATSports Viper”, e cila monitoron rrahjet e zemrës dhe studion në mënyra të ndryshme performancën fiziologjike.

Ajo mund të përdoret gjatë stërvitjeve e po ashtu edhe gjatë ndeshjeve.

Për mënyrën se si funksionon “Viper” ka treguar kreu i zhvillimit të biznesit në “StatsSports”, Richard Byrne, përcjellë “Lajmi.net”.

“Funksioni i saj është që të mbledhë të gjitha të dhënat e performancës së lojtarit. Bëhet fjalë për gjëra themelore, si distanca e mbuluar, shpejtësia, stresi, ngarkesa. Janë detaj vërtetë të ndërlikuara të performancës”, deklaroi Byrne për “Sky Sports”.

Kjo kompani është me bazë në Irlandën Veriore, ndërsa ato përdoren nga 14 skuadra të Premierligës.

“Viper” në përgatitjet për sezonin e ri po i përdorë edhe Manchester City, pas kërkesës së trajnerit Pep Guardiola.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...