Merkel: Gjermania kundër kulturës urrejtëse të terroristëve, s’e ndryshon politiken për refugjatët

PUBLIKUAR

Kancelaria gjermane, Angela Merkel, ka thënë sot se terroristët duan ta zbehin gatishmërinë e Gjermanisë për të pranuar refugjatë, por se qeveria gjermane është kundër kësaj.

Komentet e saj vijnë pas një vale sulmesh në kohët e fundit në jug të vendit, shkruan Reuters, përcjell Express.

“Terroristët duan që ne të humbim përqendrimin nga ajo çfarë është e rëndësishme për ne, duan që ta thyejnë kohezionin tanë dhe ndjesinë e komunitetit, si dhe të pengojnë mënyrën tonë të jetesës, gatishmërinë tonë për të pranuar njerëz të cilët kanë nevojë,” tha ajo gjatë një konference për media për të cilën ajo i ka ndërprerë pushimet verore.

“Ata [terroristët] shohin urrejtje dhe frikë midis kulturës dhe midis fesë. Ne qëndrojmë kundër kësaj në mënyrë të vendosur,” shtoi ajo. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Raportoi veturën si të vjedhur, policia heton rastin nën dyshimin për mashtrim

Një rast i pazakontë është raportuar në Leposaviq, ku një person kishte deklaruar se...

Sekusetrohen dy armë gjatë një ahengu në Ferizaj

Dje, stacioni policor në Ferizaj ka pranuar një informatën se në fshatin Balaj të...

Rriten shpenzimet e Qeverisë në tre mujorin e dytë, të hyrat mbeten pothuajse të njëjta

Agjencia e Statistikave të Kosovës bën të ditur se gjithsej të hyrat e Qeverisë...